Një bombë e Luftës së Dytë Botërore vështirëson votimin në Gjermani

Një bombë e Luftës së Dytë Botërore…

Një bombë e Luftës së Dytë Botërore e zbuluar në Gjermani ka vështirësuar votimin në qytetin gjerman të Wuppertalit.

”Ka pesë qendra votimi brenda një rrezeje prej 500 metrash nga bomba”, tha një zëdhënëse e bashkisë.

Votuesit u këshilluan të qëndrojnë në shtëpi. Çaktivizimi i pajisjes së pashpërthyer ishte planifikuar sot. Pasi të bëhet kjo, banorët mund të shkojnë në qendrat e votimit.

Bomba u gjet dje, jo shumë larg lumit Wupper.

Gjatë natës, shtëpitë përreth u evakuuan. Rreth 1 500 persona jetojnë në këtë zonë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit