Një qytetar i është drejtuar redaksisë për të bërë një thirrje pas humbjes së një portofoli dje, pranë Big Market në Spitallë të Durrësit. Sipas tij, në pamjet filmike duken qartë personat që e kanë gjetur portofolin, si edhe targa e automjetit me të cilin ata janë larguar.
Familja kërkon që personat që e kanë gjetur portofolin t’i kthejnë dokumentet dhe kartat, duke theksuar se paratë nuk i kërkojnë. Apeli i tyre është që portofoli dhe dokumentet të dorëzohen, pasi janë të nevojshme për personin që i ka humbur.
Denoncim: