Një burrë me shpatë në dorë plagos 4 persona dhe vret një fëmijë

Një burrë me shpatë në dorë plagos…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në verilindje të Londrës, në Hainauli. Një person me një shpatë në dorë ka sulmuar pesë persona duke lënë të vdekur një djalë 13-vjeçar.

Sulmi ka ndodhur në orën 07:00 të mëngjesit pranë një metroje sipas raportimeve të mediave vendase dy nga te plagosurit janë efektive policie. 36-vjeçari agresor është ndaluar nga policia.

Duke folur për atë që pa në vendngjarje, një dëshmitar tha:

“Dëgjova të bërtitura, dëgjova britma, mendova ‘kush do të bërtiste në këtë orë në mëngjes? Unë pashë nga dritarja e pasme sepse zhurma vinte nga atje, pashë një djalë të veshur me të verdhë duke kërcyer mbi disa gardhe… pastaj ai zbriti nga një rrugicë dhe vazhdoi të ecte. Policia i kërkonte të ndalonte.’

Policia i ka kërkuar banorëve të zonës ta shmangin zonën dhe të riplanifikojnë udhëtimin e tyre. Deri më tani thuhet se nuk bëhet fjalë për një sulm terrorist por dyshohet se agresori ka probleme të shëndetit mendor.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit