Një burrë në Tiranë bën namin tek këmbimi valutor, vjedh 40 mijë euro me skemë mashtrimi

Një burrë në Tiranë bën namin tek…

Një burrë në Tiranë ka vjedhur 40 mijë euro në një këmbim valutor përmes një skeme mashtrimi.

Kamerat e sigurisë kanë kapur të gjitha veprimet. Ngjarja ka ndodhur më datë 9 tetor, në rrugën ’Asim Vokshi’. Videoja e siguruar nga kamerat e sigurisë, tregon të gjitha veprimet e burrit dhe është vënë në dispozicion nga denoncuesi Ervin Hasanbelli, për emisionin investigativ ’Pa Gjurmë’ në Report TV.

E gjithë ngjarja ka ndodhur brenda një harku kohor prej 3 minutash. Ky person është paraqitur në këtë pikë Exchange, rreth orës 13:08 minuta për të këmbyer lekë në euro.

Personi ka shkuar me syze dhe kapele dhe me maske anti Covid-19, duke e berë më të vështirë identifikimin e tij.

Ky person është i njëjti, me imazhin e shfaqur nga mediat turke, ku ai ka mundur të vjedh me anë të së njëjtës skemë mashtrimi, afro 80 mijë euro, në disa pika këmbimi valutor në Turqi. Mediat turke kanë publikuar të tjera dëshmi, ndërsa pjesë e këtyre dëshmive të ngjashme është bërë edhe shqiptari Ervin Hasanbelli. Dyshohet se ky person, emri i të cilit nuk është zbuluar ende mund të jetë me origjinë nga Gjeorgjia, ose në një nga vendet e Kaukazit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit