Një burrë rezultoi me Covid-19/ Karantinohet reparti i Infektivit në Berat

Një burrë rezultoi me Covid-19/ Karantinohet reparti…

Covid 19 është rikthyer edhe në qytetin e Beratit, pas disa ditëve pa asnjë rast pozitiv.

Një qytetar nga lagja “Barikade”, i cili mendohet se e ka marrë në spital në Tiranë ku ka patur të shtruar bashkëshorten e tij, e cila deri tani nuk ka shfaqur shenja të sëmundjes.

Burimet spitalore bëjnë me dije se është vedosur në karantin edhe reparti i infektivit, mjekja e turnit, infermierja, dy sanitaret dhe personeli do t’i nënështrohen provës së tamponit dhe deri në marrjen e përgjigjeve do qëndrojnë në izolim.

Kujtojmë se sot është dita me numrin më të lartë të rasteve të reja.

Në 24 orët e fundit janë kryer 311 testime nga të cilat janë konfirmuar 42 raste  pozitive, përkatësisht, 21 raste në Tiranë, 9 në Shkodër, 4 në Durrës, 3 në Krujë, 2 në Lushnje, dhe nga 1 rast në Pukë, Berat dhe Ura Vajgurore. Rastet e konfirmuara janë kontakte të rasteve pozitive por edhe shume raste të reja që janë në hetim në Durrës, Berat, Pukë, Shkodër.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit