Cikloni godet Brazilin, 9 viktima dhe dëme të shumta materiale (VIDEO)

Cikloni godet Brazilin, 9 viktima dhe dëme…

Të martën, një ciklon goditi rajonin jugor të Brazilit, duke vrarë nëntë njerëz dhe duke shkaktuar përmbytje dhe dëme materiale.

Vdekjet u raportuan në shtetin e Santa Catarina, ku gjithashtu dy persona janë të humbur, sipas zyrtarëve të mbrojtjes civile.

Tre nga vdekjet ndodhën në Tijucas, një qytet bregdetar në periferi të Florianopolis, kryeqyteti i Santa Catarina.

Xanxerë dhe Chapeco, dy qytete në perëndim të shtetit, ishin më të prekurit nga dëmtimet pas shiut dhe erërave të forta.

Në Rio Grande do Sul, një shtet tjetër i prekur, kishte më shumë se 1100 persona të evakuar.

Stuhia rrëzoi pemët dhe shtyllat e energjisë dhe shkaktoi rrëshqitje të dheut.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit