“Një ditë do të të prezantoj me Presdientin”/ Përgjimet zbardhin sherrin mes mafiozëve të Ndranghetas, D’Alessandro donte të ‘nxirrte jashtë loje’ Brutton

“Një ditë do të të prezantoj me…
Featured image of article: “Një ditë do të të prezantoj me Presdientin”/ Përgjimet zbardhin sherrin mes mafiozëve të Ndranghetas, D’Alessandro donte të ‘nxirrte jashtë loje’ Brutton

Biznesmenët e arrestuar e të marrë nën hetim për lidhjet me klanin “Ndrangheta” dhe aferën korruptive të 250 milionë euorve. Në një pjesë të përgjimeve të publikuara nga Report TV, është përmendur edhe Presidenca e Republikës së Shqipërisë.

Kjo ka ardhur si pasojë e një debati të fortë mes dy biznesmenëve. Antonio Gallo, i njohur dhe me nofkën ‘PRINCI’ i Ndrenghetas dhe Ercole D’Alessandro kanë diskutuar fort me njëri-tjetrin, pasi ky i fundit, donte të nxirrte nga loja Tommaso Brutton apo Saverio Brutton, të marrë nën hetim gjithashtu.

Madje D’Alessandro shprehet se një ditë do të ulet në takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë dhe do ta prezantojë edhe me Gallon, jo me Brutton.

“Së pari, siç ju thashë një ditë më parë, nuk e bëra, nuk erdha tek ju për t’ju kërkuar, por ju erdhët tek unë! dhe unë nëpërmjet BRUTTO! Ju mbështesim, po bëj çfarë duhet të bëj….por nuk dua që të tjerët të dinë se çfarë po bëj … ju vetëm duhet të dini se çfarë po bëj, sepse nëse një ditë ju prezantoj me Presidentin e Republikës së Shqiptarëve, do ta prezantoj me ju, por nuk do t’ia prezantoj Tommaso Bruttos apo Saverio Bruttos…,”- është thënë në bisedë nga D’Alessandro.

Antonio Gallo, i njohur me nofkën “Princi” në Ndrangheta rezulton se prej 3 vitesh ka një biznes në Shqipëri dhe është ortak me shqiptarin Henrik Baçi, 40 vjeç.

Bashkë me Tommaso Brutto (këshilltar i qytetit në Catanzaro), djalin e tij Saverio Brutto (këshilltar i qytetit në Simeri Crichi) dhe 46 të tjerë janë të përfshirë në hetim dhe tani janë në arrest shtëpiak. Të tre kanë favorizuar dhënien e kontratave nga Gallo, në këmbim të një “komisioni 5 përqind”. Të 50 personat akuzohen për aferë korruptive prej 250 milionë eurosh.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit