Një ditë më parë humbi jetën një person, këmbësorët vijojnë të kapërcejnë rrugën në Astir

Një ditë më parë humbi jetën një…

Këmbësorët në Astir kanë vijuar të kalojnë normalisht në rrugën ku humbi jetën një person pasditen e së dielës. Duken të pashqetësuar ose pa një mundësi tjetër kalimi për më shkurt. Shohin majtas dhe djathtas dhe më pas hyjnë nëpërmes rrugës, kapërcejnë trafikndarësen dhe më pas hidhen në rrugën tjetër.

Të njejtin veprim kreu edhe këmbësori ende i paidentifikuar, por që për fat të keq humbi jetën pasi një makinë e përplasi atë. Këtë herë është fotografuar një zojë me qese ushqimesh në duar, e cila kalon nëpërmjet të njejtës rrugë të rrezikshme.

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore nuk ka ofruar një zgjidhje tjetër alternative për kalimtarët. Në atë segment është vendosur një tabelë ku ndalon kalimin e këmbësorëve por kjo duket se nuk po jep zgjidhje.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit