Një ditë para pashkëve, fluks njerëzish në doganën e Kapshticës

Një ditë para pashkëve, fluks njerëzish në…

Në pritje të festës së pashkëve që është me 20 Prill, pika kufitare e Kapshticës shënon një rritje të madhe të hyrjeve nga shtetas shqiptarë që vinë për të festuar pashkët afër familjarëve të tyre.

Sipas të dhënave zyrtare për datën 18 Prill 2024, në këtë pike kufitare janë regjistruar gjithsej rreth 6,320 shtetas në hyrje dhe 3,721 shtetas në dalje, ndërkohë që janë përpunuar 2,678 mjete ne hyrje dhe 1,167 mjete ne dalje.

Për të përballuar fluksin e lartë, autoritetet kufitare në Kapshticë po punojnë me 5 sportele aktive, me qëllim për të përshpejtuar procedurat dhe për të shmangur radhët e gjata në hyrje të territorit shqiptar.

Pritet që fluksi i hyrjeve të vijojë të jetë i lartë edhe në orët në vazhdim përfshirë dhe ditën e nesërme.

Kujtojmë që këtë vit, Pashkët për katolikët dhe ortodoksët përkojnë në të njëjtën ditë, të dielën, duke e bërë këtë periudhë festive edhe më domethënëse për besimtarët.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit