Një ditë pas dy vjetorit të tragjedisë së 26 nëntorit, Dibra zgjohet me lëkundje tërmeti

Një ditë pas dy vjetorit të tragjedisë…

Gjatë ditës së sotme qytetarët e Dibrës janë zgjuar nga dy lëkundje tërmeti. Sipas volcanodiscovery.com. tërmeti i parë që goditi qytetin verior u regjistrua në orën 5:43 minuta, në lindje të Burrelit, Rrethi i Matit, Qarku Dibër dhe ishte 3.2 ballë e shkallës rihter, teksa tërmeti tjetër u regjistrua në orën 6:33, 46 km në verilindje të Tiranës dhe ishte 2.3 ballë e shkallës rihter. Kutojmë se gjatë ditës së djeshme, u shënua dy vjetori i tragjedisë së tërmetit të 26 nëntorit, që la pas 51 viktima dhe mijëra të plagosur. Ndërkohë në datë 29 tetor të këtij viti, një tërmet 4.5 ballë lëkundi Qarkun e Dibrës, 45 km në verilindje të Tiranës, Shqipëri.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit