Një ditë pas mësoi se ishte shtatzënë, Orinda Huta mori lajmin e keq se ishte me... (FOTO)

Një ditë pas mësoi se ishte shtatzënë,…

Këngëtarja e moderatorja e njohur, Orinda Huta, preferoi që muajt e parë të shtatzënisë t’i kalonte larg syrit të publikut, duke mos zbuluar asgjë.

Por teksa nëpër media filloi që të flitej për një shtatzëni të mundshme, Orinda së bashku me bashkëshortin e saj, Turjan Hysko, publikuan disa imazhe në rrjete sociale ku dukej barku i rrumbullakosur.

E me pozat e ëmbla ata konfirmuan kështu thashethemet që qarkullonin lart e poshtë. Orinda dhe Turjani do të bëhen prindër të një vajze, emrin e së cilës ende nuk e kanë përzgjedhur, por një gjë është e sigurt: do të fillojë me shkronjën ‘A’.

Ndërkohë mbrëmjen e djeshme, këngëtarja vendosi të ndante një “sekret” me ndjekësit e saj në “Instagram”. Orinda publikoi një foto të vetes pranë pemës së Krishtlindjeve, krah së cilës shkroi:

“Duke bërë xhiro nëpër albume, del kjo foto. Kthehesh aty dhe mendon, 1 ditë para ke marrë lajmin e bukur, ndërkohë që ndjen ethe sepse të nesërmen do konfirmohesh me Covid-19 prej analizave”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit