Një dozë e tretë për të përballuar variantin Delta duket e pashmangshme, shteti fqinj me Shqipërinë e nis i pari në Ballkan

Një dozë e tretë për të përballuar…

Maqedonia e Veriut duket se do t’i shtohet listës së vendeve që do të miratojë vaksinim me një dozë të rretë për qytetarët

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se vendi posedon mjaftueshëm vaksina kundër Covid-19. Filipçe deklaroi se procesi i vaksinimit nuk rrezikon ndërprerjen.

“Kemi në dispozicion rreth 300 mijë doza. 115 mijë doza të vaksinës AstraZeneca. 110 mijë vaksina Pfizer dhe 100 mijë doza Sinovac. Kemi edhe sasinë në vazhdueshmëri që vjen 30 deri 40 mijë doza çdo t hënë ose të martë nga kompania Pfizer”, pohoi Filipçe.

Filipçe tha se autoritetet shëndetësore në vend kanë realizuar takim me përfaqësuesit e kompanisë Pfizer dhe se pritet që të rekomandohet aplikimi i dozës së tretë të vaksinës.

“Kemi pasur takim me ta javën e kaluar. Kemi dëgjuar informatat e tyre rreth studimeve klinike, rreth dozës së tretë. Për shkak se Pfizer është kompani që është më e avancuar në studime klinike. Të gjitha studimet shkojnë drejt asaj që me siguri do të ketë edhe dozë të tretë të vaksinës, por presim që këto të dhëna të zyrtarizohen”, tha mes tjerash Filipçe.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit