Një dramë e vërtetë në La Liga, 12 minuta që ndryshuan garën për titullin kampion

Një dramë e vërtetë në La Liga,…

Gara për titull ishte me shumë kthesa, në javën e 37-të në La Liga, e që pak kush mund ta ketë parashikuar.

Në një moment, me Real Madridin që po mposhte Athletic Bilbaon dhe Osasuna duke udhëhequr ndaj Atletico Madridit, Los Blancos u rikthyen në krye të tabelës.

Edhe pas barazimit të Renan Lodit në minutën e 83-të për Atleticon, skuadra e Zinedine Zidanes ishte ende në krye.

Goli i fitores i realizuar nga Luis Suarez, 12 minuta pas golit të Ante Budimir për Osasunan, gjërat ndryshuan në favor të Los Rojiblancos.

Pasi kryesoi tabelën me 10 pikë në fund të janarit, lëshimi i vendit të parë në një mënyrë të tillë nuk do të kishte kënaqur Diego Simeonen.

Tani, xhiroja e 38-të do të përcaktojë garën për titull, aty ku Atletico Madridi takohet me Valladolin, me Real Madridin që ka punë me Villarealin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit