Një ekzekutor që u la i lirë/ Në vitin 2007 Dan Hutra vrau gruan në Kukës

Një ekzekutor që u la i lirë/…

Masakra e ndodhur në Paskuqan mesditën e kësaj të mërkure mund të ishte parandaluar,nëse ndaj vrasësve do të kishte një ligj më të ashpër. Dan Hutra nuk ishte një emër i panjohur për policinë e as për drejtësinë. Ai ishte dënuar njëherë si vrasës dhe ndaj tij nuk u morë asnjë masë riedukuese apo rehabilituese.

Në vitin 2007, Hurta vrau në Kukës gruan e tij. Nga përllogaritja e viteve, ai nuk ka bërë më shumë 15 vite burg për një krim të rëndë. Sikur të mos mjaftonte kjo, ai ishte denoncuar dhe burgosur si një dhunues. Ai është arrestuar për dhunë në familje në datën 16.06.2022, dhe është liruar me datë 16.02.2023.

Po, une e kam vrare gruan time, Dafinen, me thikë. Jemi grindur dhe më pas e kam goditur, por gjithçka e kam bërë pa vetedije”, ka dëshmuar asokohe Dan Hutra

Iu deshën vetëm 2 javë që Dan Hutra të kryente një tjetër krim, këtë herë me pasoja edhe më të rënda se ai i vitit 2007. Një ekzekutor i cili nuk u morë parasysh nga policia dhe drejtësia për rrezikshmërinë që paraqeste në komunitet si dhe në familjet që krijonte, për të përfunduar në të tilla ngjarje tronditëse.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit