Një epidemi tjetër po përhapet/ Sëmundja e ‘kërpudhave të zeza’ ka ‘pushtuar’ ...

Një epidemi tjetër po përhapet/ Sëmundja e…

India ka filluar ta deklarojnë një epidemi të “kërpudhave të zeza”, ndërsa rastet e infeksionit fatal të rrallë shpërthejnë tek pacientët që po shërohen nga COVID-19.

Sipas The Guardian, sëmundja e kërpudhave, e quajtur mukormikozë, ka një normë vdekshmërie prej 50 për qind.

Sëmundja prek pacientët fillimisht në hundë, por pastaj mund të përhapet në tru dhe shpesh mund të kurohet vetëm me operacion të madh duke hequr syrin ose pjesën e kafkës dhe nofullës.

Zakonisht është një sëmundje e rrallë, por në Indi deri më tani janë raportuar më shumë se 7,200 raste me mukormikozë ndërsa 219 persona kanë vdekur.

Rritja e infeksioneve të “kërpudhave të zeza”, kryesisht tek pacientët që kishin raste të rënda të COVID-19, ka qenë e lidhur me një përdorim të tepërt të steroideve në trajtimin e coronavirusit, që mund të rrezikojë në mënyrë akute sistemin imunitar nëse merret për një periudhë të zgjatur.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit