“Një forcë e re politike do të lindë”/ Paralajmërimi i pedagogut nga sheshi i protestës

“Një forcë e re politike do të…

Përfaqësuesi i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, Ergys Mërtiri tha se ajo që po ndërton Edi Rama me Erion Veliajn është një tallava. Ai theksoi se kjo qeveri nuk e do Teatrin, pasi teatri është elitar.

“Ajo çfarë po ngre Rama është kudo që një tallava. Kultura që ai kërkon të kultivojë është tallava. Sepse kultura e cdo vendi totalitar është tallava. Ne kemi politikë tallava, analistë tallava, gjykata tallava, akademikë tallava.

Prandaj nuk duan teatër, sepse teatri është elitar dhe jo tallava. Teatri është e kundërta e betonit që këta po ngrenë.

Ata duan të ndërtojnë një qytet gradaçelash. Shikoni si e ka bërë kryeministrin me drita. Ajo që është më e tmerrshme është se jetesa jonë po masakrohet. Rama i ka kapur të gjitha pushtetet e pavarura”, tha Mërtiri.

Ndërsa, pedagogu Ervin Goci tha se duhet të nisë një lëvizje dhe protestë kombëtare nën emblemën e Teatrit Kombëtar.

Goci shtoi se nëse partitë politikë nuk i artikulojnë në programet e tyre idetë dhe revoltën e Aleancës, atëherë një forcë e re politike po lind.

“Na e morën Teatrin me dhunë kur ishim 300 veta, tani jemi mbi 3000. Shumë njerëz më takojnë dhe kanë një hall të madh, se çfarë është Aleanca dhe si është operimi me lëvizjet e tjera politike. Aleanca është një strukturë shoqërore. Problemi është se ne shohim kush është ky, t’i biem këtij, ndërkohë që ai bën kërdinë këtë.

Të gjithë duhet të mblidhen nën emblemën e Teatrit Kombëtar dhe të nisë një protestë kombëtare në gjithë vendin. As nuk kemi pse t’i përzëmë partitë politike nga protesta, sepse ato thonë ju flisni, ne ju dëgjojmë. Nëse këto ide dhe revoltë që ne kemi, nuk e artikulojnë në programet e tyre, një forcë e re politike po lind. Do të lindë se s’bën se nuk ka ku shkon.

Prandaj pozicionohuni, ose bëhuni bashkë me atë që njerëzit duan me shpirt, ose partitë do të skadojnë dhe do të dalin nga qarkullimi, sepse shoqëria do të ecë. Nuk ecën shoqëria me sabotime, por me progres. Ne ofendojmë Teatrin nëse bëjmë një parti me emrin e Aleancës për Teatrin”, tha Goci. /Boldnews

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit