Një gjarpër brenda pusetës së ujësjellësit në Bulqizë, banori: Çfarë uji po pijmë?

Një gjarpër brenda pusetës së ujësjellësit në…

Një banor i fshatit Zërqan, në Bulqizë i është drejtuar redaksisë tonë për të ngritur shqetësimin për gjendjen e një pusete të ujësjellësit të fshatit.

Ai ka treguar me pamje se si në pusetën e ujësjellësit që furnizon banorët e Zërqanit me ujë ka papastërti, insekte dhe zvarranikë.

Jam një banor i fshatit Zërqan, Bulqizë. Kjo është një foto nga puseta e ujësjellësit të Zërqanit, Njësia Administrative Bulqizë. Dua ta publikosh, po pate mundësi, se çfarë uji pijmë ne në Zërqan”, shprehet qytetari në denoncimin e tij.

Pamjet që tregojnë një gjarpër duke shëtitur brenda pusetës ngrenë pikëpyetje mbi kushtet higjieno-sanitare të infrastrukturës së ujësjellësit dhe sigurinë e ujit që konsumojnë banorët.

Banorët presin një reagim nga institucionet përgjegjëse për të verifikuar situatën dhe për të sqaruar nëse uji i furnizimit plotëson standardet e sigurisë për konsum.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit