Një gol i madh? Veliaj u jep 8 miliard Lekë ‘të preferuarve’, në tenderin për Kopshtin Zoologjik

Një gol i madh? Veliaj u jep…

Tenderat me shifra më shumë se sa numrat e celularit duket se janë kthyer në sportin e preferuar të Erion Veliajt, ndoshta dhe në biznesin më fitimprurës të tij… Bashkia e Tiranës dhe institucionet nën varësi të saj janë ato që shfaqen më shumë në faqet e Agjencisë së Prokuroritë Publik, me tenderat e shpallur dhe nënshkruar. 

Në tenderin e fundit, bashkia e drejtuar nga Erion Veliaj, ka marrë përsipër të paguajë një shifër të majme parash për rikonceptimin e Kopshtit Zoologjik. Referuar tenderit të njoftuar nga APP, mbi 7 miliard Lekë, më konkretisht 738,908,795.98 (shtatëqind e tridhjetë e tetë milion e nëntëqind e tetë mijë e shtatëqind e nëntëdhjetë  e pesë pikë nëntëdhjetë e tetë) Lekë të reja dot të paguhen nga Bashkia e Tiranës për rikonstruktimin e Kopshtit Zoologjik në kryeqytet.

Fituesit i këtij tenderi është bashkimi i kompanive “ED KONSTRUKSION” shpk, “G.P.G.COMPANY” shpk, “ALBA KONSTRUKSION”, “VEKO” shpk; NUIS  K61625001I, NUIS J61812013R, NUIS K12511628P, NUIS J64324443V.

Për të njëjtin projekt, Bashkia e Tiranës ka lidhur dhe një kontratë të dytë me kompanitë “A&E Engineering” shpk dhe “Son Engineering   Construction“ për mbikëqyrjen e punës së ndërtimit, me vlerë mbi 1 miliard Lekë, më konkretisht 11,094,567.696 (njëmbëdhjetë milion e nëntëdhjetë e katër mijë e pesëqind e gjashtëdhjetë e shtatë pikë gjashtëqind e nëntëdhjetë e gjashtë) lekë me TVSH.

Një ‘gol’ i madh?

Ajo që bie në sy është se shummica e kompanive janë ndër të preferuarat e qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës kur vjen fjala te tenderat. Po ashtu, janë përmendur për përfitime tenderash të dyshimtë e korruptivë.

Kompania “G.P.G. COMPANY”, është në administrim të Paqsor Buzit, i cili zotëron 50% të aksioneve të kësaj kompanie. Ai është një emër i njohur për opinionin publik pasi rreth 1 vit më parë u arrestua bashkë me 14 biznesmenë të tjerë nën akuzat e krijimit të skemave mashtruese me TVSH, falsifikimit dhe fshehjes së të ardhurave.

Kompania “ALBA KONSTRUKSION”, disa muaj më parë, është përmendur në një tender të dyshimtë të Ministrisë së Bujqësisë bashkë me kompaninë NUIS J61812013R, ku kanë fituar me një ofertë shumë herë më të lartë se konkurrentët.

Po “ALBA KONSTRUKSION “, bashkë me “ED KONSTRUKSION“, janë shpallur fituesit e një tenderi të cilësuar korruptiv vitin e kaluar për rregullimin e sistemit të kondicionimit në Spitalin Shefqet Ndroqi.

Edhe kompanitë me të cilat është lidhur tenderi për mbikëqzrjen e punimeve rezultojnë të jenë ndër të prferuarat e Veliajt dhe rezultojnë fituese në tendera të dyshimtë. 

Mos vallë të gjithë të preferuarit e pushtetit janë mbledhur bashkë në një përpjekje për të bërë ‘golin’ e radhës me paratë e shqiptarëve?

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit