Një grua i shkon afër trupit të viktimës/ Shihni si lëviz i plagosur avokati Adratik Cama, pamjet nga vrasja që tronditi Tiranën

Një grua i shkon afër trupit të…

Ditën e djeshme Mexhit Picari ekzekutoi me 5 plumba ish-dhëndrin e tij Kudret Saliajn pasi ky i fundit e kishte kërcënuar se do i vriste të bijën.

Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e ish-Ekspozitës, në kryeqytet, pak minuta para seancës gjyqësore për kujdestarinë e tre fëmijëve të Dhurata dhe Kudret Saliajt.

Ky i fundit u ekzekutua me 5 plumba nga ish-vjehrri i tij dhe nuk kishte mundësi mbijetese. Sipas pamjeve të reja që janë bërë publike, një grua e cila mendohet se është e afërme afrohet pranë trupit të Saliajt dhe ulëret me të madhe.

Pas ngjarjes, Picari është nisur për në shtëpinë e vajzës së tij në Yzberisht ku edhe është arrestuar nga policia.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit