'Një grua më dha foshnjen': Ylli afgan i popit tregon për arratisjen e tmerrshme nga Kabuli

‘Një grua më dha foshnjen’: Ylli afgan…

Ylli afgan i popit, Aryana Sayeed, ka treguar me hollësi se si u arratis nga vendi i saj, një ikje e tmerrshme, pas marrjes së pushtetit nga talebanët.

Aryana Sayeed dhe i fejuari i saj, Hasib Sayed, dolën kur talebanët pushtuan Afganistanin dhe biseduan me “Access Hollywood” për përvojën e tyre, disa prej të cilave ajo i ndau në llogarinë e saj të verifikuar në Instagram.

“Ndjeva se do të vdes këtu, fjalë për fjalë,” tha ajo. “Isha pa shpresë. Kjo është një mrekulli që arritëm të dalim jashtë vendit.”

Sayeed tha se aeroporti ishte kaotik, me gratë që ishin ligështuar dhe turmat e mbledhura në dëshpërimin e tyre për të ikur me një avion jashtë. Ajo tha se një grua u përpoq ta bindte që t’ia merrte fëmijën e saj me vete.

“Unë nuk mund ta ndaj një fëmijë nga nëna, po nëna në të vërtetë donte që unë ta merrja fëmijën, mirëpo nuk munda,” tha ajo.

“Ushtarët më pyetën nëse ky ishte foshnja ime dhe unë thashë: “Shikoni, nuk është e imja, por ju lutem a mund ta lini të hyjë sepse fëmija do të vdesë?!” dhe ata thanë:” Na fal zonjë, ne nuk mund ta bëjmë këtë. .. ‘”

Sayeed dhe Sayed tani janë në Los Angeles dhe ajo tha se është e shqetësuar për miliona njerëz që lanë pas. Ajo ka qenë në kontakt me familjen dhe miqtë që janë ende atje, tha ajo.

“Ata janë të pashpresë, absolutisht të pashpresë,” tha ajo. “Ata kanë mbetur pa ushqim dhe pa strehë dhe po jetojnë me frikë tani. Dhe zemra ime vetëm pikon gjak për ta.”

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit