Një grup deputetesh të PD janë thirrur në Ambasadën Amerikane, Këlliçi zbulon se çfarë u diskutua

Një grup deputetesh të PD janë thirrur…

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka treguar një detaj të pa thënë më parë. Ai u shpreh se deputetët e PD janë thirrur nga Ambasada Amerikane në ambasadë.

Ai u shpreh se janë pyetur se çfarë mendojnë për çështjen e Berishës. Ai shtoi se mesa duket, qëllimi i ambasadës ishte të bënte një tip “poll-i” se çfarë mendonin deputetët për Berishën.

“Një grup deputetësh të PD janë thirrur në ambasadën amerikane. Muk mund ta them për çfarë kemi folur pasi është konfidenciale, por jemi pyetur në lidhje me çfarë mendojmë për këtë çështje. Mesa duket, kanë patur qëllim të krijojnë një tip “poll-i” se çfarë mendojnë deputetët për çështjen e Berishës”, tha Këlliçi në “Open”.

Praninë e një grupi deputetësh të PD në ambasadën amerikane e konfirmoi edhe Gazment Bardhi disa ditë më parë, por Sekretari i Përgjithshëm i PD-së nuk dha detaje se për çfarë ishte folur në atë takim.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit