Një grup qytetarësh kërkojnë ndryshim të sistemit zgjedhor

Një grup qytetarësh kërkojnë ndryshim të sistemit…

Grupi i qytetarëve, të cilët më parë kanë propozuar referendum për ndryshimin e sistemit zgjedhor, i janë drejtuar më 6 maj, Komisionit të Reformës Zgjedhore për të marrë parasysh kërkesën e tyre.

Përmes një deklarate publike, qytetarët i kërkojnë komisionit dhe të gjitha forcave politike të vendit që: të konsiderojnë seriozisht dhe ta trajtojne problemin e ndryshimit të Sistemit Zgjedhor, për të mundësuar që qytetari të zgjedh vetë me votën e tij përfaqësuesit në parlament ose në këshillat bashkiakë.

Ky grup ka propozuar më herët dhe zhvillimin e një referendumi për të pyetur qytetarët nëse duan që t’i zgjedhin vetë deputetët në Kuvendin e Shqipërisë. Kërkesa e tyre u hodh poshtë nga KQZ-ja.

Firmëtarët e kësaj nisme janë:

Kristaq Kume
Brizida Gjikondi
Silvana Bello
Lavdosh Ferruni
Andi Tepelena
Elvis Hoxha
Enis Sulstarova
Evrikli Kolovani
Kreshnik Merxhani
Kledia Abbas
Liridona Hoxha
Kiara Muka

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit