Një grup romësh sulmojnë me thika dy efektivë, dërgohen me urgjencë në spital

Një grup romësh sulmojnë me thika dy…

Një incident i zakonshëm mori dimensione të papritura në Amfite të Janinës ç’ka rezultoi në plagosjen e lehtë të dy oficerëve të policisë të cilët u sulmuan nga një grup romësh.

Gjithçka filloi kur një patrullë e veprimit të menjëhershëm mbërriti në zonë, pas thirrjeve telefonike nga banorët, në mënyrë që të kapnin dy të mitur që po endeshin në fshat me një qen. Babai i dy fëmijëve të mitur (14 dhe 10 vjeç) dhe rreth 15 persona të tjerë nga kampi sulmuan policinë.

Dy oficerët e policisë u dërguan në Spitalin e Janinës trajtim. Forcat e tjera të policisë mbërritën në vendngjarje. Shumica e romëve nxituan të zhdukeshin dhe vetëm babai i dy të miturve u arrestua./FAx News

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit