Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka treguar presionin e madh në të cilin është vënë Urgjenca në ditët e para të shpalljes së epidemisë në vend.
Ndër 12 mijë telefonata tek numri 127, gati 5 mijë ishin vetëm kërcënime, – tha Brataj në një emision televiziv.
“Qytetari ka ankthin dhe shqetësimin e vet, që e transmeto dhe në familje. Imagjinoni gjithë këto familje të drejtuara drejt personelit mjekësor 24 orë në 24 orë.
Kushdo që vjen, që ka një temperaturë 37 e gjysëm, është i bindur se ka COVID-19 dhe pretendon njësoj si ai që është në momentin që duhet ta intubosh, se nuk do të jetojë më. Unë, si personel mjekësor duhet të zgjedh prioritetin, po ju nuk e kuptoni, se jeta juaj është më e shtrenjtë se e tjetrit dhe nga presioni i dyanshëm, veç personit, edhe nga familjarët….Mendojeni se çfarë pëson një personel mjekësor.
Njerëzit kishin marrë vesh që në pallatin e tyre ishte një I infektuar dhe “hajde merreni ose do ta zhdukim! O do t’ju zhdukim të gjithëve!”
Por, ku do ta çonim se?! Se infeksioni nuk do të hynte nga soleta apo nga tarraca në tarracë”, tha mjeku.