“Një i ri nga Vlora që themeloi kartelin e parë shqiptar”, Artan Hoxha tregon historinë që e ka tronditur: Sot s'ka asnjë gjurmë prej tij

“Një i ri nga Vlora që themeloi…

Gazetari Artan Hoxha ka ndarë së fundmi ngjarjen më prekëse nuk i është fshirë nga kujtesa pavarësisht viteve. Ai ka folur për historinë tronditëse të një djali të ri nga Vlora, të cilit sot as varri nuk i dihet.

Bëhet fjalë për Gramoz Rexhepin, djalin nga Vlora që ka qenë student në Fakultetin Juridik të Tiranës dhe që filloi trafikimin e kanabisin gjatë kohës që jetonte këtu. Ai rrëfeu në emisionin “Vetting” lëvizjet dhe arratisjet nga burgjet nga Italia në Spanjë, Belgjikë dhe Ekuador.

Sipas tij, Ekuadori është vendi i fundit në të cilin është parë i riu, që nga mediat mediat ndërkombëtare është cilësuar si njeriu që themeloi Kartelin e parë shqiptar të narkotrafikut.

“Rastet më specifike që tani më është në mediat botërore që shoh shpesh është rasti i Gramoz Rexhepit.

Gramoz Rexhepi është një i ri nga fshati i Vlorës. Ka ardhur në Tiranë për të kryer studimet në Fakultetin Juridik. Praktikisht kur është arrestuar për herë të parë pranë hotel Tiranës. I akuzuar bashkë me një person tjetër në zonën e Krujës. Ai ishte student i universitetit në Fakultetin Juridik.

U arrestua, u arratis nga burgu, u shpall në kërkim, u dënua në mungesë, shkoj në Itali ishte po ashtu në kërkim nga Interpoli. Nuk kishte rrugë tjetër jetese. Filloj me trafikim nga këtu gjatë kohës që ishte me kanabisin.

U lidh me trafikantët e kokainës, u arrestua në Itali për kokainë, u arratis nga burgu në Itali pastaj shkoj në Spanjë. Shkoj në Belgjikë, u kthye në Spanjë e arrestuan në Spanjë, e ekstraduan në Belgjik, u arratis prap nga burgu në Belgjikë. Ishte një nga njerëzit më të kërkuar në gjithë Europën dhe përfundoj në Amerikën Latine me një pasaportë mos gaboj të një personi tjetër.

Pasaporta ishte e rregullt si pasaportë por identiteti ishte i falsifikuar. U kap në Ekuador në qershor të 2016 dhe na janë dashur 2 muaj që të verifikohej që personi që ishte kapur ishte pikërisht Gramoz Rexhepi ai personi shumë i kërkuar në Europë. Janë të paktën 6 shtete që kërkojnë ekstradimin e tij nga Ekuadori.

Pra në 2014 pasi ai e kishte bërë gjithë trajnimin e tij, njohjet pra pasi kishte shëtitur burg në burg dhe sigurisht në burg nuk ka takuar intelektualë, inxhinierë, profesorë por ka takuar ato ‘intelektualët e botës së krimit’ profesorët, inxhinierët pra bosët e krimit.

Ka krijuar lidhje që nuk i krijon dot për një ditë dhe kjo gjë ka vulosur jetën e tij dhe në Ekuador prapë u arrestua shkoj në burg me personazhe më të rëndësishme të Ekuadorit.

Tashmë ka dal nga burgu edhe është zhdukur as në Ekuador nuk ka gjurmë të tij se ku ndodhet por imagjinoni jeta e një të riu në një moshë fare të re 18 vjeç, 19, 20 vjeç i cili vjen nga një fshat i Vlorës për të studiuar në fakultetin juridik dhe si ka përfunduar në personazhin të cilin mediat ndërkombëtare e cilësojnë si njeriun që themeloj Kartelin e parë shqiptarë”, tha Hoxha.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit