Një i vdekur dhe 9 të plagosur/ Identifikohet viktima dhe disa pasagjerë të aksidentit në Kroaci

Një i vdekur dhe 9 të plagosur/…
Një i vdekur dhe 9 të plagosur është bilanci tragjik i aksidentit të ndodhur në Kroaci. Një autobus me targa shqiptare po udhëtonte drejt shtetit fqinj kur u përmbys në autostradën që të çon për në Zagreb. Së fundmi janë zbardhur emrat e disa prej personave të përfshurë në aksident. Mes personave plagosur janë identifikuar tre persona, njëri prej shoferëve Adem Rexha dhe pasagjerët Armand Shaba, Ylli Muça, Naile Bajraktari. Viktimë e këtij aksidenti mbeti Gazmir Korabi, i moshës 41 vjeç. Ai ishte një prej shoferëve të autobusit që u përmbys. Mbi ngjarjen ka reaguar edhe Unioni i Shqiptarëve në Kroaci, duke dhënë më tepër detaje. “Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kroaci ku një autobus me targa shqiptare është përmbysur dhe raportohet për disa të plagosur. Ngjarja ka ndodhur në autostradën A1 ndërmjet kryqëzimit Brinje dhe kryqëzimit Ogulin në drejtim të Zagrebit. Personat e lënduar po trajtohen në spitalet e përgjithshme në Karlovac dhe Ogulin. Unioni Shqipëtar në Kroaci, Bashkësia Shqiptare e Prefekturës së Karlovacit, Shoqata e Luftëtarëve Shqiptarë të Luftës atdhetare në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë po e percjellin ngjarjen prej afër, po gjinden pranë personave të lënduar nëpër spitale dhe janë në dispozicion të të lenduarëve në çdo moment.”, thuhet në njoftim. Si pasojë e aksidentit janë plagosur edhe dy fëmijë. Personat e plagosur po trajtohen në spitalet e përgjithshme në Karlovac dhe Ogulin.
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit