Një javë përpara vrasjes Ardian Nikulaj u konfliktua fizikisht me Pjerin Ndreun

Një javë përpara vrasjes Ardian Nikulaj u…

Vrasja e biznesmentit Ardian Nikulaj ka ngritur disa pista hetimi për Policinë e Lezhës dhe jo vetëm. Për vdekjen e 50-vjeçarit hetimet janë përqendruar te një hakmarrje e mundshme familjare, teksa nuk përjashtohen edhe pistat e vrasjes për konkurencë në treg apo për arsye politike. Nikulaj njihej si biznesmen mjaft i njohur në fushën e hoteleri-turizmit dhe nëjherazi politikan aktiv për zgjedhjet e 14 majit.

Gazetarja Anduena Llabani ka deklaryar se se një javë më parë, biznesmeni dhe politikani lezhjan është konfliktuar verbalisht dhe fizikisht me kryebashkiakun e Lezhës. Konflikti dyshohet se ka qenë për shkaq politike pasi Nikulaj ishte pjesë e listës së kandidatëve për këshillin bashkiak.

“Para një javë mësohet ai ka pasur një konflikt edhe fizik me kryetarin e Bashkisë së Lezhës. Janë informacione të shkruara në dosje, në raportimet e policisë dhe në mbledhjen e informacioneve. Pas vrasjes Pjerin Ndreu ka shkuar në vendngjarje, për të treguar dhe se mes tyre nuk ka pasur konflikte. Nuk themi dot që vrasja mund të ketë ardhur si pasojë e konfliktit. Por është një informacion që për Policinë mund të çojë në hetime të tjera” , tha gazetarja.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit