"Një kallash, 1 milion lekë"/ Armët shiten hapur, arrestohet 57-vjeçari në Durrës

“Një kallash, 1 milion lekë”/ Armët shiten…

Në Shqipëri qarkullojnë dhe shiten armë paleje. Ky fakt shpesh haset pas atentateve të ndryshme, ku bandat kriminale hanë kokat e njëra-tjetrave ose u marrin jetën qytetarve të pafajshëm. Armët që gjenden të djegura, apo në fund të lumejve, rezultojnë të paregjistruara. Ndërkohë, për t’u pajisur me një armë zjarri në Shqipëri është shumë e thjeshtë.

Një automatik me 30 fishekë shitet për 1 milion lekë të vjetra. Kaq mjafton që në duar të mbash një armë zjarri, e cila mund të përdoret për atentate të ndryshme. Së fundmi një 57-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi është filmuar duke shitur armë pa leje.

Njoftimi i Policisë/Durrës

I shiti një shtetaseje, një armë zjarri kallashnikov, të cilën e mbante pa leje, vihet në pranga 57-vjeçari dhe sekuestrohet arma e zjarrit.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës, menjëherë pas denoncimit të bërë nga gazetarët e emisionit investigativ “Fiks Fare”, arrestuan shtetasin M. N., 57 vjeç, banues në Shënavlash, Durrës.
Arma e zjarrit dhe municioni luftarak u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Trafikimi i armëve dhe municionit”.

.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit