Një kalvar vuajtjesh…/ SKANDAL!! Besimtarët pelegrinazh mes plehrash e ujit…

Një kalvar vuajtjesh…/ SKANDAL!! Besimtarët pelegrinazh mes…

Rruga për të shkuar në Kishën e “Shën Gjonit” në Rrash Kullaj të Gruemirës është e vështirë. Në një pikë duhet të përvishesh pantollonash e të marrësh këpucët në duar

Ky është një kalvar vuajtjesh që duhet ta vuajnë besimtarët dhe turistët që i drejtohen kishës ku përkujtohen javët e Shna Ndout.

Kisha e Shekullit të XII është monument kulturë, por shteti dhe bashkia Malësi e Madhe thuajse e kanë harruar.

Meshtari dom Nikolin Sheldija tregon se besimtarët dhe kisha kanë qënë të gatshme të jenë kontributore, por institucionet nuk kanë reaguar.

Dom Nikolin Sheldija: Besimtarët janë gati të kontribuojnë për të ndërtuar një urë.

Kisha shekullore mund të shfrytëzohet edhe si vend peligrinazhi për turistët e huaj për vjetërsinë dhe rëndësinë historike e kulturore që ka.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit