Një ministër shqiptar erdhi në vizitë zyrtare me një Mercedes të vjedhur

Një ministër shqiptar erdhi në vizitë zyrtare…

Gazeta ‘Protothema’ ka shkruar një artikull ku tregon për një ngjarje të ndodhur në vitin 1999, me ish-ministrin e brendshëm të asaj kohe.

“Spartak Poçi, Ministri i Rendit Publik i Shqipërisë erdhi më pas për të vizituar Greqinë me rrugë rrugore, me një Mercedes luksoz që ishte vjedhur nga Italia.

Policia greke zbuloi paligjshmërinë në pikën kufitare të Follorinës. Por ata e lanë Poçin të vinte me S-350 në Athinë dhe pak para se të përfundonte vizitën zyrtare, e njoftuan për gjithçka. Në fillim shqiptarët nuk pranuan që të kishin bërë një paligjshmëri kaq të rëndë. Por pas përfundimit të takimeve  zyrtare i kishin komunikuar se mjeti me të cilin kishte ardhur ishte i vjedhur, dhe se do duhej që të mbahej në Greqi për t’iu kthyer më pas pronarit.

Grupi i shqiptarëve u detyruan të largoheshin nga vendi ynë me rrugë ajrore për në Tiranë… “- shkruhet në artikull ndër të tjera.

Ministri shqiptar i ka kërkuar që të mos e bëjnë publik rastin por pas 5 ditësh ky lajm mori vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

Kjo ngjarje është e rrëfyer nga ish- zyrtari i policisë, Panos Sombolos, i cili ishte prezent në këtë ngjare, në një libër të botuar në greqisht.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit