Një mjek ka humbur jetën nga Covid, ndërkohë mjekët ia marrin valles tek Shefqet Ndroqi, FOTO

Një mjek ka humbur jetën nga Covid,…

Ndërkohë që media njoftojnte se një tjetër bluzë e bardhë, mjeku Bledi Nini, humbi jetën si pasojë e koronavirusit, po nga mediat transmetoheshin pamjet e një koncerti që zhvillohej në oborrin e spitalit Covid2, apo siç njihet “Shefqet Ndroqi”.

Atmosfera jashtë godinës spitalore ndoshta është menduar për t´i dhënë kurajo stafeve mjekësore dhe pacientëve që po trajtohen në këtë spital si pasojë e Covid-19.

Por ndoshta kjo atmosferë si pa dashur mund të kthehet në një skandal, pasi në ditët e fundit janë raportuar me dhjetra raste kur personat që janë shtruar në spitalet Covid kanë humbur jetën.

Koncerti është dhënë nga Ansambli i Valleve dhe Këngëve Popullore dhe e gjithë kjo atmosferë mund të kishte kuptim nëse pandemia do të ishte vënë nën kontroll, apo rastet do të ishin në rënie.

Pas disa orësh, Ministria e Shëndetësisë, do të raportojë rastet e reja me koronavirus, që me shumë gjasë do të jenë në shifra të larta, sikundër do të raportohen edhe numri i vdekjeve. Ndaj dhe minutat e festës që duket se çliruan një pjesë të mjekëve dhe infermierëve, apo edhe pacientët, që nuk nguruan të dalin në ballkone, do të kishin më shumë kuptim sikur të ndodhnin pasi lufta të ishte fituar. Dhe si për paradoks po kërcehej dhe festohej në të njëjtët ballkoni, nga ku të paktën 3 pacientë kanë zgjedhur të vetëvriten.

Kjo ka ndodhur në shumë vende në Botë, kur ata që kanë nisur të këndojnë dhe të kërcejnë kanë qenë bluzat e bardha, pa pasur nevojën e koncerteve apo orkestrës.

Burimi: Boldnews

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit