Një musliman në krye të New York-ut? Zohran Mamdani pritet me fyerje raciste e islamofobe

Një musliman në krye të New York-ut?…

Zohran Mamdani, një demokrat socialist 33-vjeçar dhe përfaqësues i Astorias në Asamblenë Shtetërore të Nju Jorkut, ka dalë si fituesi i mundshëm në zgjedhjet paraprake demokrate për kryetar bashkie, duke shkaktuar një tërmet politik në qytetin më të madh të Amerikës.

Fitorja e tij e papritur ka sjellë reagime të ashpra, sidomos nga Donald Trump, i cili në Truth Social e quajti Mamdanin “një i çmendur 100% komunist”, me “zë të ashpër” dhe “jo shumë të zgjuar”. Trump ironizoi gjithashtu demokratët që e mbështesin, përfshirë Alexandria Ocasio-Cortez dhe Chuck Schumer, të cilin e cilësoi si “senatori palestinez që po përkulet para Mamdanit”.

Por goditjet nuk kanë ardhur vetëm nga maja e Partisë Republikane. Zyra e Mamdanit ka ndarë me City & State disa transkripte mesazhesh zanore të mbushura me urrejtje, të cilat ai ka marrë pas fitores.

“Digje në ferr, vdis shpejt… o budalla,” dëgjohet në një prej tyre. Një tjetër thotë: “Je një mysliman i çmendur, duhet të largohesh nga detyra dhe ne do ta bëjmë këtë.” Në një mesazh të tretë, ai fyehet rëndë me epitete raciste dhe islamofobe, përfshirë një shprehje përdoruese për myslimanët me ngjyrë. Në rrjetet sociale, kërcënimet janë bërë edhe më të errëta, me disa postime që aludojnë për linçim duke shkruar “një litar dhe një pemë”.

Platforma e Mamdanit përfshin transport publik falas, ngrirje të qirave për banesat e stabilizuara, dhe hapje të dyqaneve ushqimore publike  të financuara nga një rritje taksash për të pasurit dhe bizneset e mëdha. Por më shumë se çdo gjë, qëndrimi i tij pro-palestinez ka ndezur debat të madh.

Ai ka premtuar se, nëse Benjamin Netanyahu viziton Nju Jorkun, do të urdhërojë arrestimin e tij në bazë të urdhrave të Gjykatës Ndërkombëtare Penale. Po ashtu, Mamdani është zë i fuqishëm i lëvizjes BDS dhe ka udhëhequr disa protesta në mbështetje të Palestinës.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit