“Një muze gjysmak”/ Tenderi sekret i Xhaçkës e cila shpenzoi 6 milionë euro

“Një muze gjysmak”/ Tenderi sekret i Xhaçkës…

Ministrja e Jasthme Olta Xhacka ka shpenzuar 6 milionë euro për një tender sekret.

Një pagesë më vlerë 470 mijë euro u shfaq në korrik 2020 në bazën e të dhënave të thesarit të shtetit, që publikon Ministria e Financave. Pagesa u krye nga Reparti Ushtarak 4300 në Tiranë për llogari të kompanisë R & T. Transaksioni shoqërohej me përshkrimin “ndërtim objekti ushtarak me kontratë të klasifikuar.”

Pagesat nga Reparti Ushtarak 4300 në llogari të kompanisë R & T do të vazhdonin çdo muaj përgjatë gjithë vitit 2020, por në atë kohë askush nuk kishte dijeni se për çfarë objekti bëhej fjalë. Deri në fillim të këtij viti, kur misteri filloi të qartësohej.

Përmes një postimi në facebook, kryeministri Edi Rama lajmëroi hapjen e një muzeu ushtarak në periferi të kryeqytetit.

“Shumë shpejt do të hapë dyert muzeu më i ri, kushtuar historisë së Forcave të Armatosura, ku do të ekspozohen mjete e pjesë të logjistikës së tyre në vite, në rreth 100 mijë metër katrorë sipërfaqe,” njoftoi Rama.

E gjithë proçedura e tenderit sekret të muzeut është zhvilluar në dhjetor të vitit 2019.

“Ligji për Informacionin e Klasifikuar, klasifikon si sekret shtetëror atë lloj informacioni, ekspozimi i paautorizuar i të cilit do të vinte në rrezik sigurinë kombëtare. Në rastin e ndërtimit të muzeut është e paqartë se si tenderi i hapur me garë do të vinte në rrezik sigurinë kombëtare, për sa kohë nuk bëhej fjalë për një objekt që i shërbente mbrojtjes kombëtare, por thjesht për një muze, i konceptuar si atraksion turistik i hapur për publikun”, shpjegon MCN e cila ka mundur të konfirmojë se në Ministrinë e Mbrojtjes ka patur një debat të fortë për të deklasifikuar këtë kontratë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit