Një në katër të punësuar në Shqipëri merr pagë minimale

Një në katër të punësuar në Shqipëri…

Një në katër të punësuar në Shqipëri rezulton të marrë një pagë deri në 50 mijë lekë në muaj. Të dhënat për tremujorin e dytë të vitit 2026 tregojnë ndryshime në strukturën e pagave, pas rritjes së pagës minimale nga 40 mijë në 50 mijë lekë në fillim të këtij viti.

Në fund të vitit 2025, rreth 33.8% e të punësuarve merrnin deri në 50 mijë lekë, ndërsa 12.8% e tyre paguheshin deri në 40 mijë lekë. Gjashtë muaj më vonë, pesha e kësaj kategorie është ulur me rreth 8 pikë përqindje, ndërsa ndryshimi lidhet edhe me rritjen e kufirit të pagës minimale.

Në të njëjtën kohë, është rritur pesha e punonjësve me paga më të larta. Në tremujorin e dytë të vitit 2026, 48.3% e të punësuarve merrnin mbi 75 mijë lekë në muaj, nga 43% në fund të vitit 2025. Ndërsa 32.1% kishin paga mbi 95 mijë lekë, kundrejt 29.4% në tremujorin e katërt të vitit të kaluar.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit