Një në tre të moshuar në Shqipëri nuk kanë dhëmbë

Një në tre të moshuar në Shqipëri…

Të moshuarit në Shqipëri shfaqin një problem të theksuar sa i përket shëndetit të gojës. Sipas raportit të OBSH, një në tre persona mbi 60-vjeç në vendin tonë nuk ka dhëmbë në gojë. Padyshim rënia e dhëmbëve lidhet me moshën por kujdesi për të vendosur dhëmbë të rinjë, mbetet ende larg.

Përballë çmimeve të shtrenjta të vendosjes së dhëmbëve, të moshuarit zgjedhin të kujdesen që të hanë ushqime të buta pa pasur nevojë të lartë për përtypje. Shifrat flasin për 33,7% e personave mbi 60 vjeç që u kanë humbur të gjithë dhëmbët e tyre.

Problem mbetet edhe moshat e reja, e kryesisht fëmijët. Shqipëria problematikën më të madhe e ka me tek fëmijë e moshës 1 deri në 9 vjeç. Vendi ynë renditet i katërti në Europë, ku 48,6% e fëmijëve vuajnë nga kariesi dentar në dhëmbët e qumështit. Në të gjithë Europën numërohen rreth 44 milionë fëmijë me këtë problem.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit