Një nënë në vështirësi gjen një zarf plot para në kutinë postare: “Gjest i rastësishëm mirësie”

Një nënë në vështirësi gjen një zarf…

Një nënë single në vështirësi ekonomike gjeti ndihmë të papritur nga një donator anonim i cili futi një zarf me para në kutinë e saj postare.

Gruaja 30 vjeç, nga Anglia, “shtrëngonte rripin” për t’u plotësuar nevojat fëmijëve dhe ngeli pa fjalë kur njëri prej tyre vrapoi një ditë tek ajo duke i treguar një zarf plot me para që e kishte gjetur në kutinë postare.

Brenda zarfit, rreth 100 paund në kartëmonedha por asnjë emër për donatorin misterioz. Në zarf një dorëshkrim i thjeshtë: “Gjest i rastësishëm mirësie, të lutem vazhdo zinxhirin”.

“Unë nuk mund ta besoj që më ka ndodhur diçka e tillë, jam duke parë zarfin për orë të tëra,” tha Nicole, “nuk kam asnjë ide se kush mund të ketë qenë por dua ta falënderoj sepse këto 100 paund janë shumë për ne…

jam një nënë që po rrit dy fëmijë vetëm dhe nganjëherë është vërtet e vështirë, veçanërisht gjatë pushimeve të shkollës, kur do të donit t’i nxirrnit fëmijët jashtë por nuk keni mundësi.”

“Ne jemi pjesë e një programi për familjet në nevojë, ndiqemi nga shërbimet sociale por këto 100 £ janë një ndryshim i madh për ne.

Dua që personi që bëri një gjë kaq të mahnitshme të dijë sa shumë do të thotë kjo për mua dhe fëmijët e mi. Jam e prekur që ka akoma mirësi dhe pozitivitet në këtë botë.

Mund të duket çmenduri për disa, por kjo më bëri të rimarr besimin tek njerëzimi: faleminderit nga zemra, mendova gjithë ditën se si mund ta vazhdoj këtë zinxhir.”

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit