Një përqafim në këmbim të një kampi refugjatësh

Një përqafim në këmbim të një kampi…

Ju kujtohet përqafimi i Ramës me Melonin?

Pas kësaj dashurie fshihej interesi për ngritjen e një kampi refugjatësh. Rama në këmbim të atij përqafimi hoqi ca metra tokë nga porti i Shëngjinit dhe Gjadrën e Lezhës për t’ia falur emigrantëve që synonin Italinë. Nëse do kishte qenë më tepër se një përqafim kushedi se sa metra katrorë tokë do të sakrifikonte kryeministri ynë.

Ai u hodhi “hi syve” shqiptarëve duke u thënë se ua kemi borxh Italisë ndaj duhej bërë kjo sakrificë, dhe ne e besuam. Po ç’nder na ka bërë Italia? Që ikëm në 1991 dhe u lamë “haletë” apo që na paragjykuan siç deshën për vite me rradhë? Asnjë borxh nuk i kemi askujt!

Po Macroni pse e priti Ramën kaq përzemërsisht?

Kryeministri Edi Rama është mahnitur nga pritja zyrtare që Emmanuel Macron i bëri gjatë vizitës së tij në Francë, në fakt homologu i tij nuk është Macron por kryeministri homoseksual 34- vjeçar Gabriel Nissim Attal de Couriss.

Vizita pati karakter edhe ekonomik, pasi u bënë takime me një pjesë investitorësh dhe biznesmenësh që iu sugjerua Shqipëria si një vend i mirë për të investuar, si dhe u nënshkruan edhe marrëveshjet përkatëse, për investim në teknologji dhe inovacion.

Duket si çdo takim, sikur çdo gjë shkon dakord por në fakt interes ekonomik nuk ka! As ndonjë interes politik, se ne jemi pothuajse të papërfillshëm sa i takon ndikimit politik në Evropë.  Atëhere mos do edhe Macroni një kamp në vendin tonë për emigrantët që synojnë Francën?

Ky palaço që vetëm përqafon, buzëqesh dhe mirëkupton hallet e evropianëve a ka ndërmend ta bëj Shqipërinë një kamp emigrantësh? Shumë shpejt  hallet e Italisë, Francës dhe të komunitetit afrikan, do të vijnë këtu.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit