Një person tepër i njohur për policinë, kapet 57 vjeçari shqiptar me doza kokaine në xhep dhe makinë

Një person tepër i njohur për policinë,…

Një 57-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi u ndalua me kokainë në automjetin e tij. 57-vjeçari me banim në Terni është një person i njohur për policinë.

Ai kishte fshehur gjysmë gra kokainë në xhepin e pantallonave, ndërsa 17 doza të tjera i kishte futur në makinë.

Policia gjeti një sasi lënde narkotike edhe gjatë kontrollit në banesën e tij. Ai do të qëndrojë në arrest shtëpiak deri në momentin e shpalljes së vendimit nga gjykata.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit