Një punëtor 59 vjeçar bie nga skela në Pogradec, transportohet me helikopter drejt Tiranës

Një punëtor 59 vjeçar bie nga skela…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec, ku një punëtor 59 vjeçar ka rënë nga skela e ndërtesës ku ishte duke punuar. Bëhet fjalë për shtetasin Reshit Laraku 59 vjeç, banues në fshatin Hudënisht. Si pasojë e dëmtimeve të marra, punëtori është në gjendje të rëndë dhe është transportuar me helikopter drejt Tiranës për ndërhyrje më të specializuar.

Mendohet se arsyeja e kësaj ngjarje të ndodhur, të jetë fakti i pasigurisë në punë, apo mos marrja e masave për të siguruar që punëtorët të kenë një mjedis të sigurt pune.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit