Një qengj, kokainë dhe heroinë me vlerë 10 mijë £ u gjetën në makinë

Një qengj, kokainë dhe heroinë me vlerë…

Tre persona janë arrestuar pasi në një makinë në Glasgow u gjetën një qengj, kokainë dhe heroinë me vlerë 10,000 paund dhe një qese me patate të skuqura.

Policia e Skocisë gjeti kafshën dhe lëndën narkotike, pasi ndaloi automjetin të shtunën në mbrëmje teksa po udhëtonte drejt veriut në autostradën M74.

Heroina me një vlerë të vlerësuar prej 7,000 £ dhe kokaina me vlerë 3,000 £ u zbuluan nga oficerët. Një postim në Twitter nga Policia e Skocisë vuri në dukje se qengji ishte marrë nga një fermer lokal dhe “hetimet po vazhdojnë për të përcaktuar se si përfundoi në makinë”.

Dy burra, 52 dhe 53 vjeç dhe një grua, 38 vjeç, u arrestuan dhe u akuzuan për disa vepra penale”, njoftoi policia. / VICE

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit