Një raketë i ra pranë, reagon Ambasada Shqiptare në Izrael: Shumë të shqetësuar nga sulmet pa kriter të Hamasit

Një raketë i ra pranë, reagon Ambasada…

Tensionet mes Izraelit dhe Palestinës sa vijën dhe shtohen, me raketat që po gjuhen gjithënjë e më shumë drejt njëra-tjetrës.

Pikërisht një e till gati sa nuk ka goditur ambasadën shqiptare në Izrael. Lajmin e bën me dije vetë Ambasada Shqiptare në Izrael, e cila shkruan se një raketë ka rënë shumë pranë godinës së saj.

Në reagimin e saj, Ambasada Shqiptare në Izrael bën thirrje për një qetësim të situatës. Ajo shton se janë shumë të shqetësuar nga sulmet pa kriter të Hamasit.

Goditje raketash në Ramat Gan, pranë ambasadës shqiptare gjithashtu, midis breshërive të mëdha në Izraelin qendror.

Shumë të shqetësuar nga sulmet pa kriter nga Hamasi në Izrael. Civilët nga të gjitha anët duhet të mbrohen dhe kjo situatë shpërthyese duhet të de-përshkallëzohet”, shkruan ambasada shqiptare në “Twitter” teksa shpërndan postimin e ambasadës austriake.

“Sapo pati një goditje rakete në Ramat Gan – afër Ambasadës Austriake. Për fat të mirë të gjithë jemi të sigurt. Kjo duhet të ndalet menjëherë!”, shkruan ambasadorja austriake në Izrael Hannah Liko.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit