Një sezon veror ndryshe, plazhi hapet me dy faza

Një sezon veror ndryshe, plazhi hapet me…

Kjo pamje mbizotëron në të gjithë bregdetin shqiptar këtë javë të fundit të majit.

Pandemia e koronavirusit po detyron një sezon veror ndryshe.

Plazhi do hapet me dy faza ndërsa parcelizimi do të jetë në duart e qeverisë qëndrore.

“Situata e Covid na e ka vështirësuar pak përditshmërinë tonë dhe mënyrën si e  menaxhonim sezonin turistik.”

Nga 1 qershori, hotelet mund të nxjerrin çadrat e shezlongët, ndërsa plazhet private lejen duhet ta kërkojnë në e-Albania.

Kontratat e dhëna nga bashkitë tashmë janë të pavlefshme.

“Qeveria do të dalë me një VKM nga Ministria e Turizmit që do marrë në dorëzim parcelizimin e plazheve dhe aplikimet që do të bëjnë operatorët turistikë.”

Vendimi i qeverisë do të përcaktojë protokollet që do të zbatohen dhe ndarjen e hapësirës.

Raporti 80 % plazh privat dhe 20 publik mund të ndryshojë, pasi në vazhdimësi Kryeministri ka folur për plazh sipas modës së vjetër.

Edhe në Vlorë të vetmit që kanë nxjerrë çadrat janë hotelet.

Ata që administrojnë plazhe private kanë nisur përgatitjet, por janë në pritje dhe paqartësi.

Thonë se janë gati të zbatojnë protokollet e sigurisë, por refuzimi i lejes për plazh do të thotë faliment.

Vitin e kaluar në vijën bregdetare të Vlorës ishin afro 250 subjekte me leje për shfrytëzimin e plazhit, ku 30 % janë hotele.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit