“Një shok e mori në telefon”/ Vëllai i Sulovarit tregon takimin e fundit me të: Nuk ka lidhje prona

“Një shok e mori në telefon”/ Vëllai…

Vëllai i Fatmir Sulovarit, i cili rezulton i zhdukur prej datës 6 prill, ndodhet sot në protestë dhe ka treguar detaje nga takimi i fundit me të.

Ai tha për mediat fatmiri nuk ka pasur asnjë konflikt. Por, në ditën e fundit që pati kontakt me vëllain e telefoni një shok, por nuk vuri re ndonjë gjë që nuk shkonte. Sakaq, ai ka treguar se Fatmiri njihej me Leonardin, por nuk ishin shokë.

Duam që të gjenden trupat dhe t’i çojmë në shtëpi. Policia na tha; do nisim shumë shpejt kërkimet. Nuk më dhanë shpresë. Më thanë se jemi në rrugë, po vijojmë hetimet. Ne ia kemi lënë në dorë Policisë së Shtetit. Jam vëllai i Fatmirit dhe takimi im me vëllain ishte në datën 6. Ishte takim normal. E mori një shok në telefon. S’ka pasur probleme. Ne s’kemi pasur probleme deri në këtë pikë dhe ’kemi asnjë dyshim. Leonardin e ishte të njohur, ata kanë qenë të njohur, jo shok. Unë vetë si Gëzim s’e kam njohur Leonardin”, tha ai.

Ndërsa u shpreh i indinjuar që policia nuk ka arritur t’i gjejë as trupin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit