Një shqiptar qëllohet me armë zjarri në Athinë

Një shqiptar qëllohet me armë zjarri në…

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Athinë në një park në zonën e rrugës Sidirokastro.

Atentati ka ndodhur rreth orës 04:00, teksa sipas informacioneve autorët kanë qenë me makinë dhe e kanë qëlluar shqiptarin 34-vjeçar 3 herë.

Shqiptari i plagosur është Renis Fejzolli dhe rezulton i arrestuar në vitin 2019 në Greqi për drogë, por deri tani provat nuk tregojnë përfshirjen e tij në ndonjë rast tjetër të rëndë.

34-vjeçari u gjet në park nga një patrullë policie të cilëve iu kërkoi ndihmën e parë e më pas ai u dërgua në spitalin “Georgios Gennimatas” ku ndodhet aktualisht.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit