
Hetuesit e Lezhës përveç mbledhjes së provave përgjatë rrugës ku dyshohet se ka kaluur vrasësi i Ardian Nikulajt po përgatit letërporosi me 10 pyetje për autoritetet britanike mbi dyshimet se një anglez është përfshirë në ngjarje.
Hetimet janë përqendruar edhe në gjetjen e automejtit me të cilin dyshohet se është larguar vrasësi.
Dyshimi i krijuar nga hetuesit e Lezhës për përfshirjen e mundshme të një shtetasi anglez në vrasjen e Ardian Nikulajt ka berë që në drejtim të Britanisë së Madhe të adresohet një kërkesë me 10 pyetje.
Këto pyetje do t’i bëhen shtetasit anglez nga oficerët atje sapo kërkesa e nisur nga Ministria e Drejtësisë të përkthehet.
Mësohet se këto pyetje kanë të bëjnë me qëllimin e vizitës së tij në Shëngjin, takimet që ai ka kryer, lëvizjet para dhe pas ngjarjes dhe largimi i tij, por edhe personat që e shoqëronin gjatë qëndrimit të tij në vendin tonë.