Një statujë për të reflektuar mbi jetën e Princeshës Diana

Një statujë për të reflektuar mbi jetën…

Princat William dhe Harry planifikojnë të prezantojnë një statujë të nënës së tyre, Princeshës Diana, vitin e ardhshëm, në atë që do të kishte qenë ditëlindja e saj e 60-të, njoftoi sot familja mbretërore.

“Statuja do të vendoset në kopshtin ‘Sunken’ në Pallatin Kensington të Londrës dhe do të zbùlohet më 1 korrik”, informoi Pallati në një deklaratë.

“Princat shpresojnë se statuja do t’i ndíhmojë të gjithë ata që vizitojnë Pallatin Kensington që të reflektojnë për jetën e nënës së tyre dhe trashëgiminë e saj”, shtoi ai.

Statuja u porosit në vitin 2017 nga William dhe Harry, për të shënuar 20-vjetorin e vdèkjes së Dianës.

Sipas BBC, statuja është krijuar nga skulptori britanik Ian Rank-Broadley, i cili më parë ka realizuar një portret të Mbretëreshës Elizabeth II, që paraqítet në monedhat britanike.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit