“Një telefonatë mund të shpëtojë jetë”, në Gaza ka "ushtarë" që luftojnë për të mbajtur linjën e komunikimit hapur

“Një telefonatë mund të shpëtojë jetë”, në…

Dritë në fund të tunelit. Kjo është situata në Gaza, ku pas bombardimeve nga Izraeli mijëra civilë kanë humbur jetën, ndërsa vështirësitë më të mëdha janë për të mbijetuarit, që kanë mbetur pa energji dhe gaz.

Një pjesë e banorëve janë evakuuar, por kanë humbur lidhjen me pjesën tjetër të familjes që ka mbetur në Gaza. Një elektriçist, duke marrë përsipër edhe rrezikun që vjen nga bombardimet, për të siguruar energji për banorët e mbetur.

 “I thashë shoferit se nëse nuk mund ta restauroja gjeneratorin, njerëzit si ai nuk do të mund të arrinin tek civilët e plagosur . Ne nuk jemi më të mirë dhe as më pak të rëndësishëm se stafi mjekësor – një telefonatë mund të shpëtojë jetë,” tha Ahmad.

Në orën 2 të mëngjesit, ai kishte riparuar gjeneratorin, duke lejuar që rrjeti i telekomunikacionit të vazhdonte të funksiononte, raporton Al Jazeera.

“Faleminderit Zotit familja ime ishte mirë dhe jetova për të parë një ditë tjetër. Kjo është puna dhe jeta ime. … Unë e bëj këtë çdo ditë,” tha ai.

Por e gjithë kjo përpjekje është bërë për të mbajtur në funksion rrjetin e komunikimit, që banorët e mbetur në Gaza të kenë mundësi të lidhen me pjesën tjetër të familjes.

Kostoja e mbajtjes së Gazës të lidhur ka qenë e lartë. Të paktën pesë anëtarë të stafit në Gaza janë vrarë në sulmet izraelite, ndërsa shumë anëtarë të tjerë të stafit kanë humbur anëtarët e familjes, duke përfshirë gratë dhe fëmijët.

Shumica e rrjeteve të komunikimit kanë mundur të vendosin kabujt në 8 metra thellësi, që në rast se izraelitët ndërpresin energjinë elektrike, qendrat e tij të të dhënave në Gaza gjithashtu kanë tre shtresa: gjeneratorë, panele diellore dhe bateri.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit