Një tërmet me magnitutë 6.7 të shkallës Rihter godet Japoninë

Një tërmet me magnitutë 6.7 të shkallës…

Japonia është lëkundur nga një tërmet i fuqishëm pasditen e së shtunës. Ky tërmet ka qenë me magnitutë 6.7 të shkallës Rihter, dhe me thellësi 155 km.

Lëkundjet u ndjenë rreth orës 12:51 të mëngjesit me orën lokale, njoftoi Agjencia Meteorologjike e Japonisë. Epiqendra e lëkundjeve ishte në ishujt Ryukyu, 301 kilometra në veri të qytetit Naha-shi.

Nuk ka raportime për të lënduar dhe njoftohet gjithashtu se nuk ka rrezik për cunami.

Të përmendim se Japonia bën pjesë në “Unazën e Zjarrtë”, vende këto me aktivitet të lartë sizmik.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit