Një tjetër bllokmene në krye të drejtësisë/ Motra e Belindës bëhet kryetare e KPK

Një tjetër bllokmene në krye të drejtësisë/…

Pamela Qirko është kryetarja e re e KPK-së, institucionit që kryen vetingun për prokurorët dhe gjyqtarët.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka njoftuar se ditën e sotme u zhvillua procesi për zgjedhjen e Kryetarit të ri të Komisionit.

Pas votimit të fshehtë që u zhvillua në prani të vëzhguesve ndërkombëtarë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, është zgjedhur në detyrë me 7 vota pro, kanditatja Pamela Qirko.

Nga dita e nesërme Qirko do të fillojë ushtrimin e detyrës së Kryetares së KPK-së.

Qirko do të zëvendësojë në këtë post Genta Tafa Bungon, të cilës i mbaroi mandati.

Pamela Qirko është motra e ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit