Një tjetër fshat i Skraparit pa ujë, banorja e Vërzhezhës: Uji mbeti premtim elektoral

Një tjetër fshat i Skraparit pa ujë,…

Pasi në TVA NEWS u publikua rasti i banorëve të Tomorricës së Skraparit që po përballen me mungesën e ujit të pijshëm, një tjetër denoncim ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania. Një banore e fshatit Vërzhezhë, gjithashtu në Skrapar, ka denoncuar të njëjtën problematikë që ka prekur edhe ata. Sipas saj, fshati është pa ujë të pijshëm prej dy muajsh dhe asnjë masë nuk është marrë për të zgjidhur situatën. Ajo thekson se, ndonëse u premtua furnizimi me ujë dhe thënë se do të ndërtohej një ujësjellës i ri në vitin 2023, asgjë nuk ka ndryshuar.

Prej kohësh, banorët janë të detyruar të jetojnë pa ujë dhe asnjë autoritet i Bashkisë nuk ka marrë masa për këtë çështje. Banorët e Vërzhezhës janë të irrituar për mungesën e angazhimit nga ana e institucioneve. Ata kërkojnë ndërhyrjen urgjente të Bashkisë për të garantuar furnizimin me ujë, një nevojë jetike për jetën e përditshme. Në këtë situatë të rënduar, ata janë në pritje të veprimeve konkrete dhe jo vetëm premtimeve elektorale.

Denoncimi i banores së fshatit Vërzhezhë

Përshëndetje! Edhe në fshatin Vërzhezhë, Skrapar është e njëjta gjë, nuk ka ujë të pijshëm. Ka 2 muaj që nuk ka asnjë pikë uji. Gjoja do merren masa dhe do sjellin ujë, po nuk ka asgjë. Bashkia nuk merr asnjë masë dhe askush nuk ka ardhur nga Bashkia për të na kontaktuar. Askush nuk e merr mundimin të sjellë ujë, janë lagje të tëra pa ujë dhe nuk ka asnjë plan që dikush ta rregullojë këtë situatë. Thanë se në 2023 do të bëhet ujësjellësi i ri, dhe deri tani vetëm premtime elektorale, sepse asgjë nuk është bërë në realitet. Situata është shumë kritike. Te lutem, publikoje anonim.

 

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit